25 vjeçari në Opojë të Prizrenit vdes duke kalëruar

Një person ka vdekur sot në Opojë të Dragashit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com, duke thënë se viktima ka qenë duke kalëruar.

“Viktima ka qenë duke kalëruar me kali dhe gjatë kalërimit është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime në kokë ku edhe është konstatuar nga mjekët se nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë”, ka thënë kryeprokurori.

Shala ka treguar për KALLXO.com se viktima është rreth moshës 25 vjeçare.