Pamje pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Më 25 Janar Seanca për Sulmin Kundër Kuvendit të Kosovës

Katër aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin e 4 gushtit 2016 për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës do të deklarohen rreth aktakuzës në seancën që do të mbahet më 25 janar.

Lajmin për caktimin e seancës për KALLXO.com e konfirmoi zyrtarja për informim pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulm në Kuvendin e Kosovës  është caktuar të mbahet me dt. 25.01.2017  ora 09.00 në objektin D –Departamenti për Krime të Rënda”, tha Gashi.

Rreth fajësisë do të deklarohen Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

Aktakuza ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ishte ngritur më 29 dhjetor të vitit që lamë pas.

http://kallxo.com/aktakuze-per-terrorizem-ndaj-aktivisteve-te-vetevendosjes/

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili në rrethana ende të pasqaruara vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kallxo.com ka raportuar na vazhdimësi lidhur me këtë rast ndërsa dosjen e rastit mund ta gjeni në këtë link.