23 të Vdekur nga i Ftohti në Evropë

Në shumë shtete janë mbyllur shkollat Evropa është paralizuar nga reshje të dendura të borës dhe temperatura disa gradë nën zero, si pasojë e një vale të ftohti të ardhur nga Siberia, që ka shkaktuar më shumë se njëzet të vdekur në katër ditë.

Kjo valë e të ftohti është cilësuar nga mediat britanike si “Bisha e Lindjes”, “Ariu i Siberisë” në Holandë, ‘’topi i dëborës’’.

Temperaturat priten të jenë nën zero gjatë mbrëmjes, duke zbritur deri në -24 gradë Celsius në shtete të ndryshme, si rasti i Gjermanisë, -29 gradë Celsius në Estoni, -18 gradë Celsius dhe në Republikën Çeke -18 gradë Celsius.

Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e të ftohtit prej së premtes, nëntë në Poloni, ku pesë vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës , tre persona të pastrehë në Francë dhe në Republikën Çeke, pesë në Lituani, dy në Rumani, ku një grua rreth 83 vjeç u gjet sot e mbuluar nga dëbora në rrugë dhe një i pastrehë në Itali.

Në Estoni i ftohti ka shënuar shtatë të vdekur gjatë gjithë muajit shkurt.

Në Suedi, temperatura -39,6 gradë Celsius u regjistrua sot në Lapland dhe Austria regjistroi temperaturën më të ulët -25,4 gradë Celsius në Flattnitz (jug), një shifër rekord për shkurtin.

Londra përjetoi sot reshje të dendura dëbore.