Foto: Prokuroria e Pejës

228 persona të akuzuar për një muaj nga Prokuroria e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit nëntor ka ngritur 174 aktakuza, ndaj gjithsej 228 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Kosovës.

“Gjatë muajit paraprak, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 164 aktakuza kundër 211 të pandehurve. Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës gjatë muajit nëntor janë ngritur gjithsej 10  aktakuza kundër 17”, është thënë në një njoftim për media.

Sipas këtij njoftimi, Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.