Kalon në Komision Kredia 11 Milionëshe për Arsim

Kredia ka vlerën prej 11 milionë dollarësh, ndërsa për ta shfrytëzuar atë sistemi arsimor i vendit, duhet që marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim të ratifikohet në Kuvend.

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave Agim Krasniqi tha se pas përfundimit të procedurave për marrje të kredisë është nënshkruar marrëveshja me Bankën Botërore (BB), ndërsa njoftoi komisionin për vlerën dhe për kushtet e kësaj kredie

“Kredia në fjalë kap vlerën e 11 milionë dollarëve, është një normë e ulët prej 1.25 për qind me grace periudhë për 5 vjet, me një plan të kthimit për 20 vjet, e cila do të paguhet me këste dy herë në vit,” tha ai.

Qëllimi i kësaj kredie sipas Krasniqit është forcimi i sistemit të përzgjedhjes që i kontribuon cilësisë së llogaridhënies dhe efikasitet në arsim.

Ministri Arsim Bajrami kohëve të fundit vazhdimisht flet për monitorim të punës së mësimdhënësve.

http://kallxo.com/40-mije-mesimdhenesve-do-tu-vleresohet-puna/

Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi edhe Raportin Vjetor të Punës së tij për vitin 2015 dhe Projektligjin për Mjekësinë Ligjore me amendamente të komisionit funksional.