Foto: RTV 21

20 vjet nga vrasja e Agron Rrahmanit në Prishtinë

Janë bërë 20 vjet nga dita kur u vra në Prishtinë dëshmori Agron Rrahmani.

Për të nderuar veprimtarinë e Rrahmanit, nga ora 12:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij në fshatin Ballofc të Besianës.

Agron Rrahmani u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me pjesëtarë të policisë serbe në mëngjesin e 12 majit të vitit 1998 në Lagjen e Muhagjerëve në Prishtinë.