20 vjet nga Beteja e Koshares

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Koshare organizohet manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes – 2019” për nder të Betejës së Koshares.

Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, për nder të 20 vjetorit të Betejës së Koshares.

Tubimi përkujtimor për nder të Betejës së Koshares mbahet në Kompleksi Memorial në Koshare, duke filluar nga ora 12:00.