Gjykimi për vrasjen e të moshuarës | Foto: Gjykata në Ferizaj

20 Vjet Burg për Vrasjen e 90 Vjeçes

N. N. u dënua sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj me 20 vjet burg për vrasjen e 90 vjeçes me inicialet D. N.

“Trupi gjykues pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale vrasja e rëndë, të pandehurën N.N e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Sipas komunikatës, “e pandehura N.N, akuzohet se në gusht të vitit 2016, në Shtërpcë, me dashje dhe në mënyrë mizore nga motivet e ulëta, ka privuar nga jeta të dëmtuarën D.N e moshës 90 vjeçare”.

Të dënuarës iu vazhdua paraburgimi deri në kohën kur do t’i bëhet i plotfuqishëm aktgjykimi.

Në komunikatë thuhet se palët e pakënaqura me këtë gjykim mund të ankohen në Gjykatën e Apelit deri 15 ditë pasi ta marrin aktgjykimin në formë të shkruar.