Marrëveshja për aftësim profesional të kosovarëve në Gjermani | Foto: MPMS

20 të Rinj do të Shkollohen për Ndërtimtari në Gjermani

20 të rinj kosovarë do të kenë mundësi të shkollohen në Gjermani në fushën e ndërtimit.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me anë të një komunikate njoftoi se për këtë shkollim ministri Arban Abrashi nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi Shoqatën Bavareze të Kompanive Ndërtuese (LBB) dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar  (GIZ) në Munich të Gjermanisë.

“Përmes kësaj marrëveshjeje mbi 20 të rinj nga Kosova të interesuar në profesionin e ndërtimit, në vjeshtë të këtij viti do të kenë mundësinë të arsimohen në një program dyvjeçar në Bavari,” thuhet në komunikatë.

Komunikata bën me dije se pozitat për të interesuarit do të hapen së shpejti, ndërsa konstaton se kështu po i ndihmohet aftësimit profesional në Kosovë.

Në gusht të vitit të kaluar KALLXO.com shkroi për 54 punëkërkues kosovarë që nisën një trajnim në Gjermani për aftësim profesional.

http://kallxo.com/54-punekerkues-ne-gjermani-per-aftesim-profesional/