
Foto-ilustrim
19 Vjeçja Vdes në Aksident Trafiku
17.8.2016 - 16:30
Siç bën të ditur policia, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 03:00,në hyrje të fshatit Gurrakoc të Istogut, derisa vetura e tipit “ Seat-Ibiza” kishte dalë jashtë kontrollit dhe ishte përplasur për murin e oborrit të një shtëpie.
Vdekjen e viktimës A.S (1997) e kanë konfirmuar mjekët kujdestarë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka marrë edhe drejtuesi i automjetit me inicialet B. H.