Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

18 Vjet Burg Personit që Vrau Djalin e Axhës

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 18 vjet burg Driton Gashin pasi ai kreu vrasjen e djalit të axhës.

Vrasja kishte ndodhur më 13 qershor 2016, ndërsa të dënuarit do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykata themelore në Prishtinë në komunikatën ku njoftoi për këtë dënim tregoi edhe arsyet pse ndodhi vrasja.

“Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari D. G. është fajtor ngase me dt. 13.06.2016, rreth orës 19.00 në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës para supermarketit ‘Byqma’ më dashje nga hakmarrja e paskrupullt ka privuar nga jeta të ndjerin N.G. më të cilin ishte edhe në raporte familjare, e kishte djalë të axhës”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Driton Gashi akuzohej për vrasje të rëndë.

KALLXO.com kishte shkruar në qershor të vitit të kaluar se vrasja e Driton Gashit u bë për një problem pronësor.

http://kallxo.com/vrasja-ne-hajvali-ndodhi-per-toke/

Dy ditë pas vrasjes së Nehat Gashit, më 15 qershor 2016, Driton Gashit i ishte caktuar masa e paraburgimit.

http://kallxo.com/paraburgim-te-dyshuarit-per-vrasjen-ne-hajvali/

Driton Gashi ishte arrestuar ditën kur ndodhi vrasja e Nehat Gashit.

http://kallxo.com/vritet-nje-person-ne-hajvali/