Foto: Ilustrim

18 vjeçari zihet duke tentuar ta hapë pastiçerinë

Policia në rajonin e Vushtrrisë ka arrestuar mbrëmë pas mesnatës një  18 vjeçar i cili është zënë duke tentuar të hap derën e një lokali- pastiqeri.

“Me reagimin e shpejt të njësive policore është arritur të arrestohet personi  i dyshuar B.Z., 18 vjeçar, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast “vjedhje e rëndë në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se hetuesit policor, në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, pas intervistimit dhe sigurimit të dëshmive materiale, video incizime, kanë arritur të dëshmojnë se i dyshuari B.Z., 18 vjeçar, përveç veprës penale të lartshënuar,  ka kryer edhe disa vepra penale tjera të natyrës ” vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Pas procedurave intervistuese, të  dyshuarit B.Z., 18 vjeçar  me urdhër të prokurorit kujdestar ju është caktuar masa e ndalimit.