Hekurudha - Foto: Rtv21

17 vjeçari nga Gjilani vdes në një aksident në Zvicër

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident hekurudhor.

Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Zyrihut.

Viktima është një 17-vjeçar shqiptar, R. B., banues në Rümlangu Zyrih të Zvicrës.

Nga burimet e afërta me familjen e R. B., ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit.

Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e së premtes, shprehet burimi për Albinfo.ch.

Familja e viktimës nga Gjilani përmes një njoftimi bëri të ditur se i ndjeri do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang./21Media