Foto: Ilustrim

17 Vjeçari Humb Jetën në Aksident Trafiku

Një i ri ka humbur jetën në Ferizaj si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pas mesnatës në rrugën “Enver Topalli” të këtij qyteti.

Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi, 17 vjeçari M.S, derisa  po qarkullonte në këtë rrugë me veturën e tij është përplasur në një shtyllë betoni për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë. Viktima është dërguar në

spitalin e qytetit dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, tha zëdhënësi Gashi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka autorizuar Njësinë Rajonale të

Trafikut që të merret me hetimin e rastit, ndërsa ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet

në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.