Prishtinë: Plagoset 16 vjeçari

Një person i moshës së mitur është plagosur me thikë sonte në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Muharrem Fejza”.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Rasti ka ndodhur në rr. “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku dyshohet se një person i gjinisë mashkullore, 16-vjeçar, ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, ka thënë zëdhënësja

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitë policore janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.