Foto: Ilustrim

16 të Lënduar në një Aksident në Prizren

Gjatë mesditës së djeshme në fshatin Vlashnje të Prizrenit një minibus ka pësuar aksident, pasi sipas policisë shoferi ka humbur kontrollin e ngasjes së këtij automjeti.

“Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit i cili ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe  ka goditur një shtyllë të ndriçimit dhe më pas automjeti është rrokullisur,” thuhet në njoftim.

Si pasojë e aksidentit  ngasësi dhe 16 pasagjerë, dhjetë meshkuj dhe gjashtë femra kanë pësuar lëndime trupore.

Të aksidentuarit sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa 3 prej tyre të lënduar më rëndë janë shtrirë në spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm.