153 qytetarë janë pickuar nga rriqrat

Janë 153 pacientë që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të pickimit të rriqrave, thotë për KALLXO.com shefi i repartit të etheve hemorragjike pranë Klinikës Infektive, Sali Ahmeti.

“Pacientët kryesisht kanë ardh në ambulantën specialistike me pickime rriqrash. Kryesisht pjesa më e madhe është nga pjesa e Prishtinës dhe pas ekzaminimeve specialistike që u janë bërë është konfirmuar se nuk paraqesin ndonjë shqetësim të veçantë për shëndetin e tyre. Është bërë nxjerrja e rriqrave dhe janë mbajtë në mbikëqyrje ambulatore me terapi gjendja e tyre ka qenë  mirë”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar pickime ka pasur më shumë.

“Sivjet numri i të pickuarve është pak më shumë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar por vitin e kaluar raste të sëmundjeve kemi pasur një e sivjet ende nuk kemi asnjë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se për shkak të dyshimit për manifestim klinik të sëmundjes janë hospitalizuar gjashtë raste por pasi që janë bërë testet laboratorike kanë rezultuar që nuk janë të prekur nga virusi, krimet-kongo.

Instituti Kombëtar ka përcjellur në vazhdimësi rekomandimet për kujdes nga pickimi nga rriqrat sidomos në vatrat e infeksionit.

https://kallxo.com/apeli-i-institutit-te-shendetit-publik-kujdes-nga-rriqrat/

.