15 Vjet Burg 70 Vjeçarit që Vrau Gruan

Dënimin unik me burgim për këto dy vepra penale, Berishës ia shqiptoi sot Gjykata Themelore në Ferizaj.

Berisha kishte pranuar fajësinë dhe ishte penduar për vrasjen e bashkëshortes, ndërsa gjatë leximit të aktgjykimit u tha se vrasjen ai e kishte kryer për shkak të xhelozisë së vazhdueshme.

Viktima e Berishës ishte e moshës 64 vjeçare.

Vrasja e saj ndodhi në Han të Elezit më 11 shkurt, ndërsa për të shkroi KALLXO.com.

Policia atë ditë kishte gjetur dy gëzhoja të armës me të cilën mendohej se ishte kryer krimi.

Sipas policisë, vrasja kishte ndodhur pas një zënkeje me fjalë.

http://kallxo.com/vritet-nje-64-vjecare-ne-han-te-elezit/