15 Vende të Reja Pune në Gjakovë

Kusari-Lila tha në përurim se zhvillimi i sektorit privat është shumë i rëndësishëm.

“Kjo ndërmarrësi është e rëndësishme se sot me linjën e re të prodhimit hapen 15 vende të reja të punës, 15 familjeve u shtohen të ardhurat dhe u sigurohet ekzistenca. Vetëm me zhvillim të sektorit privat do të kemi më shumë punë, më shumë zhvillim dhe përparim të shoqërisë,” tha Kusari-Lila.

Ndërmarrja Prodhuese “Inova”, e themeluar në vitin 1989 është e njohur për prodhimin e gypave plastikë që përdoren në rrjetet e kanalizimit, ujësjellësit, elektrikës e të tjera.

Linja e re prodhuese e inauguruar sot është ngritur falë programit “Mbështetje për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme”, projekt ky i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

KALLXO.com shkroi edhe në maj për grantet e Komunës së Gjakovës nga të cilat përfituan 33 biznese dhe u punësuan po ashtu 15 punëtorë.

http://kallxo.com/bizneset-te-kenaqura-grantet-nga-komuna/

Më 17 shkurt të vitit të kaluar në Gjakovë gjithashtu u hap fabrika “Intertex” që prodhon mbuloja për makina dhe jelekë antiplumb.

http://kallxo.com/gjakova-hap-fabrike-ne-shtatevjetorin-e-pavaresise/