14 Kandidatë për 5 Anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së

Nesër do të zhvillohen zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së. Kanë konkurruar 14 profesorë.

Stafi akademik i Universitetit të Prishtinës pati mundësi të konkurrojë për anëtarë të Këshillit Drejtues nga 8 deri më 10 shkurt.

Për pesë vendet e UP-së në këtë këshill kanë konkurruar Alberta Troni,  Azem Lajçi, Beqir Sadikaj, Besa Luzha , Fevzi Berisha, Ismet Hashani, Kemajl Bislimi, Lindita Tahiri, Mentor Sopjani, Muhamet Mala, Naim Braha, Osman Gashi, Ramë Miftari dhe Zeqir Veseli.

Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi tha për KALLXO.com se nesër do të mbahen zgjedhjet për 14 të nominuarit për anëtarë të Këshillit Drejtues.

“Sot është mbajtë një mbledhje e senatit ku u caktuan Naser Kabashi, Avni Puka dhe Musa Berisha në komision për vlerësimin e votimit,” tha Kelmendi.

Këshilli Drejtues duhet t’i ketë 9 anëtarë, 5 nga stafi akademik I UP-së dhe 4 të deleguar nga Ministria e Arsimit.

“Të hënën pritet që MAShT-i të dërgojë emrat e të deleguarve për Këshill Drejtues,” deklaroi Esat Kelmendi.

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së po bëhet në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshme në këtë universitet që pritet të përfundojnë në mars të këtij viti me zgjedhje të rektorit.

Këto zgjedhje nisën me ato të studentëve në janar të këtij viti, për të vazhduar në shkurt me zgjedhjet për dekanë

http://kallxo.com/miratohen-dekanet-e-rinj/

http://kallxo.com/nisin-me-telashe-votimet-per-parlamentin-studentor/