Dënimi për detyrim | Foto: KALLXO.com

13 Vjet Burg Grupit që Ushtroi Detyrim

Gjykata në Ferizaj katër personave u shqiptoi sot dënime me burg dhe gjobë për detyrim dhe një varg veprash tjera.

Bajrush Neziri u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg dhe 3 mijë euro gjobë, Nezir Nezirit gjykata i shqiptoi dënimin me burgim prej katër vjetësh dhe gjobë prej 2500 eurosh.

Me burg e gjobë u dënuan edhe Ismet Leka e Hysen Kamberi. Të parit gjykata i dha 2 vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa e gjobiti me 1500 euro, ndërsa të dytit 2 vjet burg dhe 1000 euro gjobë.

Bajrush Neziri akuzohej për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, detyrim, uzurpim të pronës, vrasje të rëndë në tentativë, zjarrvënie në bashkëkryerje dhe lëndim të lehtë trupor, ndërsa u shpall fajtor për detyrim dhe uzurpim të pronës.

Nezir Neziri u shpall fajtor për zjarrvënie në bashkëkryerje dhe detyrim, ndërsa Ismet Leka e Hysen Kamberi, fajtorë u gjetën për detyrim.

Prokurori u tërhoq nga ndjekja e Hatixhe Hazirit dhe Shumëzim Aliut, ndërsa gjykata i liroi këta të dy.

Në janar të këtij viti KALLXO.com shkroi për arrestimin e dy personave për detyrim. Këtyre personave pastaj iu caktua paraburgimi.

http://kallxo.com/paraburgim-te-dyshuarve-per-detyrim-prej-500-000-eurove/