Komuna e Rahovecit - Foto: KALLXO.com

13 Punëtorë të Komunës së Rahovecit Helmohen në Durrës

Trembëdhjetë punëtorë të Komunës së Rahovecit janë helmuar sot në Shqipëri.

Sipas kandidatit për kryetar të Komunës nga AAK, Smajl Latifi, punëtorët kanë pasur shenja helmimi pasi që kanë ngrënë drekë në një restorant në Durrës.

“Janë 13 punëtorë që janë helmuar, ku pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse tetë të tjerë vazhdojnë trajtimin mjekësor, jashtë ndonjë rreziku. U uroj punëtorëve shërim sa më të shpejtë dhe kthim në vendin e tyre të punës.”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Ai ka publikuar edhe fotografi të punëtorëve gjatë kohës sa kanë qëndruar në spital./21Media