11 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Sot bëhen 11 vjet nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën kanë vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë janë lënduar, pas shpërthimit që ka tronditur fshatin në periferi të Tiranës.

Shpërthimi në punishten e demontimit të armëve ka dëmtuar dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

Më 15 mars 2008, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, ka ndodhur shpërthimi i tmerrshëm rreth orës 12:05 të mesditës.

Ngjarja ka pushtuar të gjithë televizionet e vendit, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë), ku ngjarja ka marrë prioritet.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që ka shpërthyer më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec, është dënuar me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg./RTV21