109 Aksidente në 24 Orë

Lajmin e bën të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Gjatë 24 orëshit të fundit i kemi 109 aksidente, 90 prej të cilave me dëme materiale e 19 me të lënduar,” tha Hoxha.

Ai tregoi se edhe në Prishtinë kishte një seri aksidentesh zinxhirore.

Sipas Hoxhës në Rrugën e “Bledit” ndodhi një aksident ku u përfshinë tetë makina, ndërsa në rrugët “Eqrem Çabej” e “Isa Kastrati” u ndeshëm mes vete 15 makina.

Dje Komuna e Prishtinës në një njoftim bëri të ditur se po ka vështirësi të pastrimit të rrugëve nga bora për shkak të reshjeve intensive.

http://kallxo.com/pastrimi-qe-smjafton/

Zëdhënësi i Policisë Hoxha thotë se rrugët në vend janë të kalueshme, por komunikacioni sipas tij po zhvillohet me vështirësi.

Ai u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik që të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë ligjin për komunikacionin.

Sipas Hoxhës nëpër pikat kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata e as kolona makinash.