100 Trupa Ndriçues në “Shtegun e Shëndetit”

Shtegu për këmbësorë dhe çiklistë i gjatë 3 kilometra që quhet edhe “Shtegu i Shëndetit” tani mund të frekuentohet edhe gjatë mbrëmjes nga vizitorët e ndryshëm, pasi është pajisur me  ndriçim publik.

Ndriçimi i shtegut është bërë me anë të projektit “Demos” të Qeverisë Zvicerane.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri gjatë inaugurimit të ndriçimit të shtegut foli edhe për projekte tjera që do të bëhen në bashkëpunim me Zvicrën.

Kreu i Komunës së Pejës,Gazmend Muhaxheri, tha së përmes projekti “Demos” me Qeverinë Zvicerane, kanë realizuar projekte në përmirësim të infrastrukturës. Ai tha se edhe vitin e ardhshëm së bashku me Qeverinë Zvicerane do realizojnë edhe 9 projekte tjera  që kryesisht do jenë ndriçimi publik, gjelbërimë dhe trotuare.

“Është bërë ‘Shtegu i Shëndetit’, janë vendosur edhe 100 trupa ndriçues që qytetarët e Komunës së Pejës janë shumë të kënaqur dhe po shprehin falënderime ndaj komunës dhe investitorit-Qeverisë Zvicerane nëpërmes projektit ‘Demos’. Për vitin që vjen i kemi nëntë projekte të cilat do t’i realizojmë në vende të ndryshme në Komunën e Pejës,” tha Muhaxheri.

Përveç ndriçimit 100 trupave ndriçues në “Shtegun e Shëndetit” nga projekti “Demos” i Qeverisë Zvicerane, janë rregulluar edhe hapësirat me trotuare dhe gjelbërim në dy lokacione në qytetin e Pejës.

Përfaqësuesi i Qeverisë Zvicerane dhe menaxheri i projekti, Norbert  Pijls, tha është i kënaqur me rezultatet e investimeve në Pejë.

“Tash erdhëm këtu për të parë shtegun për këmbësorë i cili është bërë me ndriçim. Jam shumë i kënaqur edhe me mënyrën që ka marrë Komuna se në cilat lokacione të bëhen investimet,” tha Pijls.