Erjon Veliaj dhe Ylli Gurra duke mbjellur në Tiranë pemën numër 100 mijë, Foto: Facebook

100 Mijë Pemë të Mbjella në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka bërë të ditur se sot në ditën e pranverës në Tiranë është mbjellë pema e 100 mijtë.

Pemën me numër 100 mijë ka pasur fatin ta mbjellë Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, pikërisht në ditëlindjen e tij.

“E vlerësoj jashtë mase që zgjodhe ta kalosh ditëlindjen me ne dhe në mënyrë simbolike, mbolle pemën tonë të 100 mijtë”, ka shkruar Veliaj në profilin e tij në Facebook.

Nismës së kryetarit të Tiranës i janë bashkëngjitur fëmijë, të rinj e të moshuar, shkolla, çerdhe, biznese e institucione, personalitete të rëndësishme në fusha të ndryshme, për ta bërë më të gjelbër kryeqytetin e Shqipërisë.