Shyqiri Bytyqi në takimin e nivelit të lartë për arsim
100 mijë euro në përkrahje të nxënësve me inteligjencë të lartë
09.9.2018 - 22:58
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dhënë lajmin se Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për Institutin Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ‘ATOMI’.
“Edhe një lajm i mirë për nxënësit me inteligjencë të lartë dhe prindërit e tyre. Me kërkesën e MAShT, Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro buxhet për Institutin Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.
Ai ka treguar se ‘ATOMI’ merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të lartë.
“Prandaj besoj se përmes realizimit të këtij projekti, do të ndihmohet kjo kategori e fëmijëve, në mënyrë që të vijnë në shprehje talenti dhe shkathtësitë e tyre të jashtëzakonshme”, ka shkruar Bytyqi.