Foto: Komuna e Gjilanit

10 shkolla të Gjilanit pajisen me tabela të mençura

Dhjetë shkolla të komunës së Gjilanit janë pajisur sot me tabela të mençura.

Sipas një njoftimi të Komunës, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se me furnizimin me tabela të mençura, Gjilani po i përgjigjet me ritëm të shpejtë zhvillimeve dhe ndryshimeve në qasjen e mësimdhënies dhe mësim nxënies, duke shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informatikës si kusht themelor i procesit të reformës kurrikulare.

“Përmes tabelave te mençura nxënësit dhe mësimdhënësit do t’i përmbushin nevojat për të nxënit interaktiv, trajtim gjithëpërfshirës të temave, punë të pavarur, dominimi i punës individuale dhe grupore  e kontroll i drejtpërdrejtë”, ka deklaruar Gagica.

Ndërsa në njoftimin e komunës nuk është bërë e ditur se cilat shkolla janë pajisur.