Foto-ilustrim

1 vit burgim dhe trajtim psikiatrik për tentim vrasje

Me një vit burgim, 100 euro gjobë dhe trajtim të detyrueshëm psikiatrik është gjykuar sot Jeton Mavraj, për shkak se u gjet fajtor n[ akuz[n p[r tentim vrasje.

Dënimi erdhi pasi që Gjykata Themelore në Pejë e shpalli fajtor J.M. për shkak se me datë 11.06.2018, me dashje dhe në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore ka tentuar ta privoj[ nga jeta të dëmtuarin Kastriot Blakaj, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i përgatitur shkon në vendin kritik me veturën e tij dhe sapo afrohet tek i dëmtuari ndalon veturën dhe me armën e tij nga dritarja e pasagjerit ka shtënë katër herë në drejtim të tij, duke e goditur dy herë në bark për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Ai ka kërkuar falje publike viktimës dhe ka pranuar fajësinë në gjykimin e tij në Gjykatën e Pejës.

“E pranoj fajësinë, i kërkoj falje publike viktimës. Ka ndodhur pa qëllim, s’kam qenë vetvetja, jam pendu për veprën penale “, ishin fjalët që i akuzuari Mavraj i kishte thënë gjatë shqyrtimit fillestar.

https://kallxo.com/i-akuzuari-per-tentim-vrasje-pendohet-dhe-i-kerkon-falje-viktimes/

Ai akuzohej se në qershor të këtij viti, në Istog, me dashje dhe në gjendje të aftësisë mendore të zvogëluar ka tentuar ta privojë nga jeta Kastriot Blakajn.

Sipas aktakuzës, Jeton Mavraj në ditën kritike ishte përgatitur dhe me veturën e tipit “Mercedes“, sapo ishte afruar tek i dëmtuari Blakaj kishte ndalur veturën, kishte nxjerrë armën dhe nga dritarja e pasagjerit kishte shtënë katër herë në drejtim të Blakajt, duke e plagosur me dy plumba në bark dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes.