Prapa grilave - Ilustrim

1 vit burg e 500 Euro gjobë, për vjedhjen e 200 litrave naftë

I pandehuri me iniciale P. P. nga Komuna e Prizrenit, sot është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti.

Gjithashtu të njëjtit i është shqiptuar edhe dënim me gjobë në shumën prej 500 Eurosh.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore Prizren, P. P. akuzohej për veprën penale të vjedhjes.

Sipas njoftimi të Gjykatës, ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2017, ku gjatë orëve të natës në fshatin Piranë, i pandehuri P. P. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, merr pasurinë e të dëmtuarit, duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, dhe në orët e vona të natës nga rezervuari i kamionit të tipit “Man”, pronë e të dëmtuarit merr 200 litra naftë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.