Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

1 Ton e 291 Kilogramë Kanabis Sekuestrohen në Shqipëri

Policia në Tiranë në dy operacione brenda 24 orësh ka sekuestruar 1290, 9 kilogramë të drogës që dyshohet se është e tipit “Cannabis Sativa”, ndërsa gjatë aksioneve janë arrestuar gjashtë persona e tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacionet kundër prdhimit dhe shitjes së drogës ishin të koduara me emrat “Befasia dhe Papafingo”, ndërsa gjatë tyre përveç sekuestrimit të drogës dhe arrestimeve, janë sekuestruar edhe 1 armë zjarri, dy makina dhe 6 telefona celularë.

Sipas “Policisë” gjatë operacionit “Befasia” janë prangosur F.M, 31 vjeç, banues në Nikël -Çerek; I.F, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës; I.M, 32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me parë dhe S.G, 33 vjeç, banues në Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më parë.

Është shpallur në kërkim edhe shtetasi: A.Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Këta persona u vëzhguan nga policia teksa u shisnin drogë personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamzës, Paskuqanit, Babrrusë, etj.

Kur policia i bëri shenjë automjetit të tyre që të ndalojë, personi me inicialet A. Ç. Doli nga mjeti me të cilin të dyshuarit po qarkullonin dhe iku mevrap, ndërsa personat tjerë vazhduan rrugn me automjet me shpejtësi të madhe për t’iu shmangur kapjes nga forcat e rendit.

Automjeti, sipas policisë duke ikur ka dalë në trotuar dhe ka goditur një shtyllë, ndërsa aty është prangosur njëri nga të dyshuarit, tre të tjerët janë kapur më pas afër një udhëkryqi.

Në operacionin e dytë të koduar “Papafingo” u arrestuan shtetasit:H.S, 50 vjeç, banues në Rinas dhe M.S. 45 vjeçe, bashkëshortja; si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: K. S, 26 vjeç, banues në Rinas dhe S. S., 25 vjeç, banues në Rinas.

Policia arrestoi çiftin S, pasi nga të arrestuarit e mëparshëm mori informatën sasia e drogës q]ë u zbulua nga policia ishte sjellë për shitje në Tiranë nga H.S.

Te çifti i arrestuar policia ka sekustruar 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, 1 pushkë model 56, 25 fishekë dhe 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).

Dje KALLXO.com shkroi edhe për një aksion antidrogë të zhvilluar në Kosovë.