Administrata Tatimore e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Më 1 Shtator Skadon Afati për Faljen e Borxheve

“Administrata Tatimore e Kosovës, është duke zbatuar Ligjin Nr.05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike. Ky Ligj është në fuqi vetëm deri më 1 shtator 2017, andaj subjektet që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas këtij Ligji, këtë të drejtë mund ta realizojnë vetëm deri me këtë datë”, thuhet në një komunikatë të ATK-së.

Në komunikatë sqarohet edhe mënyra se si mund të përfitohet nga Ligji për faljen e borxheve.

Për të përfituar nga falja e borxheve ndaj ATK-së, tatimpaguesi duhet të kryejë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, ose të lidhë marrëveshje me ATK për pagesën e borxheve me këste për të njëjtën periudhë.

Sipas ATK-së, vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar deri më 1 shtator do të përfitojnë nga falja e borxhit.

Para se të vazhdohej afati për falje të borxheve Qeveria e Kosovës inkasoi vetëm 32 për qind të borxheve.

http://kallxo.com/qeveria-inkasoi-vetem-32-te-borxheve/