Nol Nushi, Vetëvendosje

1 Muaj Paraburgim Zyrtarit të Vetëvendosjes

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji koordinatorit të sekretariateve të vetëvendosjes, Nol Nushi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të pjesëmarrjes në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Pas këtij vendimi, Nushi do të qëndroj ënë paraburgim deri më 26 janar 2016.

Ai ishte arrestuar të shtunën në mbrëmje prokurori kishte kërkuar masën e paraburgimit ndaj tij.