
Vërshimet në Malishevë
1 Milion Euro Dëme nga Vërshimet në Malishevë
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar në komunën e Malishevës kapin shumën deri në 1 milion euro.
Këtë e ka konfirmuar komuna e Malishevës pasi komisionet në teren kanë kryer punën në vlerësimin e pasojave të shkaktuara nga dalja nga shtrati e lumit Mirusha.
“Duke u bazuar në raportet e komisioneve komunale të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet e javës së kaluar në territorin e Komunës së Malishevës, vlera preliminare e dëmeve të shkaktuara, është 935 mijë euro. Kjo shifër mund të ndryshojë pasi ekipet vlerësuese të dëmeve ende janë në terren dhe kjo shifër e nxjerrë llogaritet vetëm nga rreth 95 % e vlerësimit të bërë në terren”, tha Artan Paçarizi, zëdhënës i komunës së Malishevës.
Vërshimet që nisën të martën në mbrëmje dhe vazhduan gjatë gjithë të mërkurës goditën sidomos qytezën e Malishevës dhe fshatrat Banjë e Mirushë.
http://kallxo.com/malisheva-nje-dite-pas-vershimeve/
Në raste të ndara u goditën e shtëpi në fshatra tjera.
Por komuna e Malishevës thotë se nuk ka buxhet dhe nuk mundet t’i kompensojë të dëmtuarit nga vërshimet.
http://kallxo.com/sundimi-i-ujit-ne-malisheve/
Prandaj zyrtarët komunalë kanë kërkuar ndihmë nga qeveria e Kosovës për t’i kompensuar dëmet e shkaktuara ndaj qytetarëve.
“Dëmi është i jashtëzakonshëm dhe buxheti komunal i Malishevës nuk mund të bëjë kompensimin e të dëmtuarve, prandaj si asnjëherë më parë kërkojmë mbështetjen e nivelit qendror për kompensimin e të dëmtuarve”, tha zëdhënësi Paçarizi.
Dëmet janë vetëm materiale, nuk ka pasur dëme në njerëz.
Vlerësimi përfundimtar i dëmeve pritet të përfundoj brenda dy ditësh.
http://kallxo.com/lumi-ne-rrugen-per-banje/