​Haradinaj: Kosova të bëhet vend ku çdo shqiptar do të ndihet krenar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar bashkatdhetarët në New York, të cilëve u është zotuar se do të angazhohet që Kosova të bëhet vend, nga i cili shqiptaro-amerikanët dhe çdo shqiptarë tjetër do të ndihet krenarë.

“Takim i sinqertë dhe plot emocione me shqiptaro-amerikanët në New York. Bashkë, diskutuam për gjithë rrugëtimin tonë si popull dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve, shoqatave dhe Batalionit Atlantiku për çlirimin e Kosovës.

Si popull, kemi dhënë shumë për të qenë këtu ku jemi. Një nga sakrificat është edhe vet diaspora jonë. Si Kryeministër u zotova që do të angazhohemi që Kosova të bëhet vend, nga i cili shqiptaro – amerikanët dhe çdo shqiptarë tjetër do të ndihet krenarë. U zotova se gjithmonë do t’i nderojmë ata që e mundësuan këtë”./ 21 Media.