Ambasadorja e ShBA-së në OKB Nikki Haley- Foto: REL/Reuters

​Haley: Askush nuk do të reagonte më i përmbajtur sesa Izraeli

Asnjë anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do të reagonte me kufizime më të mëdha sesa Izraeli gjatë konfliktit palestinez në Rripin e Gazës, tha ambasadorja e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Ajo këtë deklaratë e bëri sot në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur pas dhunës së djeshme në Rripin e Gazës.

Haley pohoi se dhuna në të cilën 59 palestinezë humbën jetën të hënën, nuk ka të bëjë fare me hapjen e ambasadës së ShBA-së në Jerusalem./21Media