Shkupi e Athina Drejt Zgjidhjes së Problemit të Emrit për Maqedoninë

Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë për Integrime Europiane, Bujar Osmani, është treguar optimist se ekziston një zgjidhje e pranueshme si për palën maqedone ashtu edhe për atë greke në kontestin shumëvjeçar të emrit për Maqedoninë.

Ai tha për televizionin grek Antena se bisedimet e nisura kanë arritur deri te fundi i problemit.

Shkurt pas takimeve të djeshme me homologët e tij, Nikos Koxias dhe Jorgos Katrugalos, Osmani duke folur për televizionin grek sqaron se problemi me emrin përveç se e bllokon perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, paraqet edhe pengesë për bashkëpunimin bilateral, raporton Tv21.tv.

“Mendoj se po i vjen fundi këtij kontesti. Ne na mori 25 vjet mundësi për bashkëpunim, për këmbim dhe zhvillim. Tani ka ardhur koha që ta mbyllim, pa dëme dhe duke marrë parasysh ndjeshmërinë e të dyja palëve për këtë çështje. Ekziston zgjidhje e cila është e pranueshme për të dyja palët, por pa u sulmuar vlerat më të ndjeshme që të dyja palët i kanë rreth kësaj çështje”, tha Osmani.

http://kallxo.com/nacionalistet-maqedonas-e-greke-mobilizohen-kunder-marreveshjes-se-emrit/