Seanca e gjykimit për vrasjen në Pejë - Foto: KALLXO.com

Shkrimi i KALLXO.com Propozohet si Provë në Gjykimin për Vrasje

Gjatë fjalës hyrëse të shqyrtimit gjyqësor, avokati Bahtir Troshupa, i cili mbron të akuzuarin, Kreshnik Haliti, i cili po gjykohet për vrasjen e Mentor Zekajt, tha se do propozojë si provë intervistën e dhënë të familjarit të viktimës një ditë pas vrasjes.

KALLXO.com një ditë pasi kishte ndodhur vrasja në lagjen “Fidanishte” të Pejës kishte sjell rrëfimin për dyshimin e mundshëm që çoi deri te vrasja e Zekajt.

Familjari i këtij të fundit, Smajl Zekaj, kishte deklaruar se me herët kishin pasur raporte familjare të mira me familjen Haliti dhe se me të njëjtit janë në farefisni.

Ai po ashtu kishte deklaruar se janë të shokuar me rastin e ndodhur.

http://kallxo.com/borxhi-dyshohet-te-jete-motivi-vrasjes-se-djeshme-ne-peje/

Pikërisht këtë intervistë të familjarit të viktimës, avokati Troshupa tha se do ta propozojë si provë.

Me këtë provë dhe prova të tjera avokati Troshupa theksoi se do vërtetohet se nuk ka pasur veprime përgatitore për rastin.

“Gjykatës i propozoj të administrohet si provë incizimi i deklaratës se Smajl Zekajt të dhënë pas ngjarjes”, tha Bahtir Troshupa.

Përveç kësaj, ai gjatë fjalës hyrëse tha se logjikshëm dhe bindshëm do vërtetohet se aktakuza është e pabazuar dhe se e njëjta ka prova të papranueshme dhe njëkohësisht ta pabesueshme.

Tutje ai tha se incidenti kishte ndodhur si pasojë e temperamentit që kishte pasur viktima Mentor Zekaj.

Kurse në anën tjerë, gjatë fjalës hyrëse, prokurori i rastit, Ardian Hajdaraj, tha se në bazë të provave të cilat do procedohen në këtë shqyrtim gjyqësor dhe deklarata e dëshmitarëve do vërtetohen veprimet inkriminuese të të akuzuarit në ditën kritike.

Raportet e ndryshme të propozuara si prova, ndër to edhe video-incizimi i vendit të ngjarjes, sipas prokurorit do jenë dëshmi bindëse se aktakuza është e bazuar.

Ndërkaq, Bajram Zekaj, babai i të ndjerit, gjatë fjalës hyrëse tha se djalin e tij e kishte ftuar i akuzuari t’ia kthejë borxhin, kurse kur janë takuar ai ka shkrepur plumba në drejtim të tij dhe të njëjtin e ka sulmuar me thikë.

Ai kërkoi të ndryshohet cilësimi i aktakuzës, duke kërkuar që vepra penale të cilësohet “vrasje mizore tinëzare”.

Seanca e radhës ku priten të dëgjohen dëshmitarë të tjerë do mbahet nesër.

Në këtë proces gjyqësor Kreshnik Haliti akuzohet për vrasje të rëndë të Mentor Zekajt.

Pasditen e 6 marsit të këtij viti, Mentor Zekaj nga të shtënat e armës së zjarrit kishte mbetur i vdekur në lagjen “Fidanishte” të Pejës.

http://kallxo.com/nje-person-vrare-ne-peje/

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, Kreshnik Haliti kishte deklaruar se ndjen keqardhje për rastin e ndodhur dhe se ditën kritike “kishte lindur për së dyti”.

http://kallxo.com/dyshuari-per-vrasjen-ne-peje-kam-lindur-per-se-dyti/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi rreth këtij rasti.