Foto: BBC

Shkon në katër numri i të vdekurve nga shpërthimi në Paris

Numri i të vdekurve nga një shpërthim që dyshohet se u shkaktua nga gaz në Paris është rritur në katër pasi punonjësit e shpëtimit gjetën trupin e një gruaje në rrënoja.

Dy zjarrfikës dhe një turist spanjoll u vranë gjithashtu në shpërthimin e së shtunës në një furrë buke pranë një zone popullore, raporton BBC.

Dhjetëra persona u plagosën në shpërthim, gjë që gjithashtu shkaktoi dëme në rrugët e afërta.

Shkaku u mendua të ishte aksidental, ndonëse nuk janë përjashtuar pista të tjera, tha prokurori i Parisit.

Rreth 30 zjarrfikës u përfshinë në kërkimin e një gruaje që ishte shpallur e zhdukur, raporton BBC.

Trupi që u gjet të dielën, ishte në proces të identifikimit, tha një zëdhënës i shërbimit të zjarrit në Paris.