Shkon në 3 numri i të vdekurve në aksidentin në Gllarevë

Në aksidentin e sotëm të trafikut, që ndodhi në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës mbetën të vdekur dy persona si dhe tre të lënduar.

Mirëpo, sipas Policisë, njëri prej të lënduarve ka mbërritur pa shenja jete në QKUK.

Lajmin për vdekjen e të aksidentuarit të tretë për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Zëdhënësi tha se i lënduari në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 14 :10 minuta, e i cili ishte nisur për në Prishtinë, ka mbërritur pa shenja jete në QKUK.

Viktimat janë dy burra dhe një grua.

Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar në aksidentin ku ishin të përfshirë dy vetura dhe një autobus po trajtohen në Spitalin e Pejës.

KALLXO.com raportoi për aksidentin me fatalitet që ndodhi sot pasdite.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes.