Foto: ALSAT-M/Video

Shkon në 13-të numri i të vdekurve nga autobusi i rrokullisur në rrugën Shkup-Tetovë

Shkon në 13-të numri i të vdekurve nga autobusi i rrokullisur në rrugën Shkup – Tetovë.

Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Venko Filipçe.

Sipas tij 7 kanë vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa 6 persona kanë vdekur në spital.

Tv 21 në Maqedoni raporton se të gjithë udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi. Udhëtarët janë dërguar në spitalin “8 Shtatori” dhe në urgjencën e Shkupit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orë 16:30 në autostradën Shkup – Tetovë,  afër pikës së pagesës së parë në Saraj.

Rrokulliset autobusi në rrugën Shkup- Tetovë (VIDEO)

 

 

13 Shkurt 2019 - 20:11

RTV21 13/02/2019 - 20:11
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend