Shkollat e Vushtrrisë nuk kompensojnë orët e grevës

Megjithëse Komuna e Vushtrrisë kishte vendosur që orët e humbura gjatë grevës të kompensohen sipas  vendimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat e kësaj komune nuk e kanë zbatuar atë.

Vendimi i minstrisë thoshte që orët duhet të zëvendësohen një pjesë të shtuneve, një pjesë brenda pushimit pranveror dhe një pjesë në fund të vitit shkollor.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Nimani thotë për KALLXO.com se vetëm tri shkolla kanë kompensuar pak orë.

“Ne vendimin e kemi shpërndarë nëpër shkolla atë të MASHT-it, por e kemi të vështirë ta realizojmë atë, sepse as mësimdhënësit nuk po janë të gatshëm t’i kompensojnë ato. Sot kisha takim me drejtorë  të shkollave dhe dhash një opsion që të diskutojmë ende të shohim por do të jetë sepse vetëm  tri shkolla kanë zëvendësuar deri tash pak orë”, tha Nimani.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur më 15 prill që zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës tri javëshe të mësimdhënësve t’ia lërë në duar drejtorive komunale të Arsimit.

Që nga koha kur greva e mësimdhënësve -e iniciuar nga kërkesa për rritje pagash- u ndërpre, Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Ministria e Arsimit nuk po mund të i përafrojnë qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Greva tre javëshe e mësimdhënësve ishte mbajtur gjatë janarit në shenjë pakënaqësie me koeficientin e pagës në Ligjin për Paga.

“Hallakama” për kompensimin e orëve të mësimit