Ilustrim | Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Punëtorët nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të drejtat e tyre

Inspektorati i Punës brenda vitit trajton rreth rreth 800 ankesa nga punëtorët e sektorit privat të cilët pretendojnë që u janë shkelur të drejtat e tyre në vendin e punës.

Shkalla e parë e ankesës për punëtorët është Inspektorati i Punës, por punëtorët kanë të drejt që rastin e tyre ta dërgojnë direkt në Gjykatë pra duke anashkaluar Inspektoratin.

Numri i ankesave në Inspektoratin e Punës është dukshëm më i vogël se sa shkeljet e të drejtave të punëtorëve që pretendohet që është në realitet në sektorin privat.

Shembull, Inspektorati i Punës ka trajtuar 5,152 ankesa në vitin 2021, prej tyre 799 nga sektori privat e 4,353 nga punonjësit publik. Pra, numri i ankesave nga sektori publik është dukshëm më i madh edhe pse në atë sektor respektohet ligji i punës, nenet që kanë të bëjnë me pushimet.

Janë disa faktor që ndikojnë që numri i ankesave të punëtorëve është më i vogël se sa shkeljet që ndodhin në realitet. Përveç faktit që Kosova është një vend i vogël se secili e një secilin, një prej arsyeve tjera që kanë ndikuar në këtë numër të vogël të ankesave është mungesa e njohurive tek punëtorët për të drejtat e tyre.

B.R, punon që në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, por nuk mund të dëshmojë asnjë ditë përvoje pune, pasi ajo nuk ishte e lajmëruar në ATK dhe nuk ju pagua asnjëherë kursimet pensionale për punën që bënte në një kompani private që merret me shërbime.

Ajo thotë se për një kohë të gjatë nuk kishte informacione për të drejtat e saj dhe nuk e dinte nëse ishte lajmëruar si punëtore e rregullt apo jo.

“Të drejtat ekzistojnë vetëm në letër dhe nuk respektohen”, është përgjigjur ai në pyetjen se sa dhe a respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Ajo thotë se ka punuar në kushte të vështira të punës, ndërsa kishte raste kur nuk kishte asnjë ditë pushim në javë.

“Dy ditë pushim në javë nuk i kemi pas asnjëherë”, ka thënë ajo.

Ajo  shton gjithashtu se ka ngacmim dhe “shfrytëzim” në të gjitha kuptimet, por se punëtorët, shpeshherë të frikësuar për ekzistencën e tyre, nuk janë në gjendje ta denoncojnë në Inspektoratin e Punës.

Njëra prej atyre që nuk i njeh plotësisht të drejtat e punëtorëve në Kosovë është edhe Milica Simonoviq nga Graçanica, por megjithatë Milica thekson se e di se kujt mund t’i drejtohet për të marrë ndihmë juridike në rast të ndonjë problemi të caktuar në punë.

Ajo kryesisht ka punuar në sektorin privat. Edhe ajo nuk kishte kontratë të rregullt të punës. Simonoviq thotë se i ka ndjekur vazhdimisht procedura e ankesave, në rastet kur ju kanë shkel të drejtat në punë nga kolegët apo punëdhënësit.

Por jo të gjithë e bëjnë një gjë të tillë, pasi sipas saj, një numër të madh i personave të cilëve të cilëve u janë kërcënuar të drejtat në vendin e punës nga punëdhënësit e tyre, por që nuk janë ankuar por thjesht janë larguar nga vendi i punës.

“Shumë prej punëtorëve nuk ankohen sepse nuk i dinë të drejtat e tyre që burojnë nga ligjet”, thotë ajo.

Avokatja Milka Milosavljević thotë se ka shkelje të shpeshta të drejtave të punëtorëve.

“Të rinjtë shpesh detyrohen të bëjnë zgjidhje e të punojnë për një copë bukë, gjë që nuk është aspak e lehtë”, deklaron ajo.

Ajo ngreh shqetësimin për punën provuese, e cila është e domosdoshme për një karrier më të mirë dhe për të marrë më vonë një rrogë adekuate.

Por, sipas saj, shpeshherë ndërprerja e kontratës mund të jetë shumë stresuese.

Ajo beson se të rinjtë, pavarësisht nga të gjitha problemet, po gjinden mirë  kohëve të fundit e për këtë po kontribuon edhe teknologjia inovative që po bëhet gjithnjë e më e njohur për shkak të fitimeve të mira që ofron.

Si avokate, Milosavljeviq thekson se në praktikë ka pasur disa raste në të cilët ka fituar aktgjykime aprovuese për klientët e saj që kanë qenë në konteste me punëdhënësit e tyre, pra raste kur gjykata ka konstatuar se punëtorëve i janë shkelur të drejtat.

Ajo ka shpjeguar se punëtorët arritën të dëshminë para gjykatës se ishin larguar nga puna pa arsye dhe se u ishte mohuar e drejta për të punuar, se nuk u paguhen pagat, gjë të cilën gjykata vërtetoi dhe solli aktgjykim aprovues.

Faktet tregojnë që shumë punëtorë i durojnë presionin dhe shkeljet në vendin e punës për shkak të lidhjeve me punëdhënësin apo afërsisë së tyre, pasi siç thotë ajo në një lokalitet të vogël, secili e njeh secilin.

“Kjo ndikon edhe në faktin që njerëzit nuk mund të inkurajohen të kërkojnë të drejtat e tyre para ligjit, të cilat janë të garantuara me ligj”, thotë ajo.

Studime të shumta po flasin gjithnjë e më shumë për stresin në vendin e punës si problemin kryesor për të punësuarit në shumë profesione, i cili ka pasoja të rënda individuale dhe sociale.

Psikologu Nikola Mitiq është i mendimit se stresi shkaktohet nga kushtet e këqija të punës, dhe më së shumti në të ndikon frika e humbjes së punës.

“Kjo është karakteristika kryesore e njeriut sot, e cila lind për shkak të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë së vendeve të punës. Punësimi i përkohshëm është gjithnjë e më i shpeshtë dhe në këtë mënyrë punëtorit nuk i garantohet siguria. Ofrimi i sigurisë për punëtorët do të lejonte gjithashtu reduktimin e stresit në punë, dhe me këtë edhe cilësi më të mirë të punës”- vlerëson psikologu Nikola Mitiq.

Kërkimet tregojnë se frika nga humbja e një pune mund të ndodhë herë pas here, e shkaktuar nga një ngjarje e caktuar ose shpërthime mund të qojnë deri në ankth dhe depresion.

Mitiq thekson se në mjedise më të vogla në Kosovë, vështirë se dikush kërkon ndihmë dhe mbështetje psikologjike për shkak të problemeve në punë dhe kjo kushtëzohet nga paragjykimet mbizotëruese në mjedise të vogla.

Petar Xhorxheviq nga OJQ-ja “Mlada Aktivna Graçanica”, e cila së fundi ka organizuar trajnime lidhur me punësimin më të shpejtë të të rinjve në Kosovë, beson se të rinjtë zakonisht mësojnë për ligjet për të drejtat e punës kur mendojnë se u janë shkelur të drejtat e punës.

“Shpesh ndodh që të detyrohen të punojnë jashtë orarit pa kompensim shtesë në të holla  ose të punojnë në fundjavë dhe në festa fetare e kombëtare”, thotë Xhorxheviq.

Gjithashtu, puna në ndërrime të natës nuk vlerësohet aq sa duhet në vendin tonë, duke pasur parasysh se sa rreziqe mbart për shëndetin për shkak të çrregullimeve të bioritmit.

Një tjetër gjë për të cilën punëtorët e rinj janë të hutuar është e drejta për pushim dhe mungesë në punë.

“Shpesh, ajo nuk është e përcaktuar mirë, sidomos në kontratat e kompanive private, ndaj planifikimi i pushimeve shpesh mund të jetë një periudhë stresuese për të rinjtë”, konstaton Xhorxheviq dhe shton se, “kur kërkojnë punë, të rinjtë nga komuniteti serb fillimisht kërkojnë mundësi në komunitetet e tyre dhe kur e kuptojnë se aty ka shumë pak mundësi, zakonisht vendosin ta provojnë fatin në një mjedis tjetër. .” , përfundon Xhorxheviq, i cili para disa vitesh themeloi OJQ-në “Mlada aktivna Graçanica”, e cila synon pikërisht mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale.

Pavarësisht nëse janë më të rinj apo më të vjetër, punëtorët kanë të njëjtat të drejta.

Njohuria e pamjaftueshme e ligjit, mungesa e informacionit, frika nga humbja e vendit të punës, shpesh mund të jenë shkaku i heshtjes dhe mos raportimit të shkeljeve të të drejtave të punës.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës të grupeve të cenuara në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC dhe BIRN Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian