
Prizren, lëndohet një punëtor në vendin e punës pasi bie nga skelet
08.3.2022 - 11:26
Policia e Kosovës njofton se një person në Prizren deri sa ka qenë duke punuar në një objekt ishte rrëzuar nga skelet dhe ka pësuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit, viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektori i punës dhe rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin policor.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20.