Vdes në Brezovicë një ushtar i KFOR-it

Një pjesëtar i KFOR-it ka vdekur në Brezovicë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete. Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt” – ka thënë Veseli.

Zëdhënësi tha se nuk e di nga cili vend është pjesëtari i KFOR-it.