Si u formua Partia e Fortë?

Yll Rugova, njëri nga themeluesit e “Partia e Fortë”, që u bë e njohur në vitin 2013, për shkak të satirës së përdorur, ka treguar në Kallxo Pernime se si kishte ardhë ideje e themelimit të kësaj partie.

Rugova, me profesion dizajner grafik, tregoi se ideja fillestare kishte lindur në “Trembelat”, një kompani e dizanit, pjesë e së cilës ishte ai.

“Shpesh mundohemi me gjet se si lindi, por thënë më troç ka qenë projekt i dembelisë, d.m.th., nëse s’ jemi dembelë si ‘Trembela”,  kjo ka qenë dembeli”, tha ai.

Ai tha se në fillim ka lindë si hajgare (shaka), por që më vonë e kuptuan se ekziston nevoja për një grup të tillë.

Rugova tha se Partia e Fortë ka qenë kritike ndaj qasjes së pushteti.

“Në fillim ne e kemi ba (Partinë e Fortë) atë humorin tonë që me komuniku me një masë të caktuar të njerëzve, por shumë shpejt ka nis me u përhap, secili detaj që e kemi bërë, e kemi bërë në formë humori, pa pasur ndonjë tendencë të madhe”, ka tha ai.

Megjithatë, Rugovës, kritika e Partisë së Fortë ndaj pushtetit ka qenë serioze.

Shumë prej sloganeve që atë kohë përdorte gjatë zgjedhjeve Parti e Fortë, si: “Problemi nuk është pse 40% janë të papunë, por pse ky 60% ende duhet të punojë”, ishin edhe filozofike, jo krejt humor.

“Nuk ka qenë edhe krejt, në atë kohë ne e kemi pasur idenë që puna, në mënyrë qysh bëhet tash është ndoshta njëfarë mjeti i cili është duke i cunguar njerëzit me u zhvillu dhe kemi dashur me bo punën si mjet të domosdoshëm të mbijetesës”, ka thënë Rugova.

Partia e Fortë, pjesë e secilës ishte Rugova u formua në 2013.

Në zgjedhjet lokale të 2013, Partia e Fortë fitoi një vend në Asamblenë Komunale në Prishtinë.