Publikohen datat e mbajtjes së festivalit ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’

Edicioni i tretë i festivalit të operës Ramë Lahaj International Opera Festival” do të mbahet nga 21 deri më 31 korrik 2023 në Prishtinë.

Tenori Ramë Lahaj, organizator i këtij festivali, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në festival do të mirëpriten yjet e operës botërore.

“Për 10 ditë me radhë 21-31 korrik do të mirëpresim yjet e operës botërore. Kemi vendosur këtë periudhë ku e gjithë diaspora është në vendlindje për të festuar të gjithë së bashku pasi që diaspora mbetet gjithmonë surpriza më e bukur e vitit”- ka shkruar Lahaj në Facebook.

Lahaj ka thënë se programi i koncerteve të festivalit do të publikohet më vonë.