Aksident i rëndë në Drenas, tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllobar në magjistralen Skenderaj – Drenas. 

Në aksident janë përfshirë dy vetura. 

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre edhe një fëmijë. 

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit, sipas raportit të Policisë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 aksident trafiku me dëme materiale.