Shkarkohet Shyhrete Reqica, UD Drejtoreshë e Agjencisë së Akreditimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për shkarkimin e Shyhrete Reqicës nga pozita e Ushtrueses së Detyrës në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Këtë vendim për KALLXO.com e konfirmoi këshilltari i ministrit, Valmir Gashi.

“Qëndron se ajo që është shkarkuar sot. Arsyeja është moskryerja e obligimeve në bazë të përgjegjësive të ngarkuara dhe efikasitetit të punës së AKA-së”, tha Gashi.

Më herët KALLXO.com ka shkruar për shkresën drejtuar Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë ku është kërkuar  shkarkimi i UD Drejtores së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Shyhrete Reçica.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë kërkon ‘zëvendësimin e menjëhershëm’ të UD Drejtores së AKA-së