Drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, para Komisionit për Punë të Brendshme - Foto: KALLXO.com

Shkarkohet Kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi e ka shkarkuar Kryeshefin e Inspektoratit policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, i cili ka qenë i suspenduar nga detyra.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Ministrisë, Roksana Qarri.

Ndërsa Hilmi Mehmeti i tha shkurtimisht KALLXO.com që ka dëgjuar për këtë lajm, mirëpo për detaje tjera ta kontaktojmë vetë ministrin, duke mos dashur të shtojë diçka tjetër.

Hilmi Gashi është i suspenduar tash e disa muaj nga pozita e kryeshefit të Inspektoratit policor të Kosovës.

Ai kishte thënë për KALLXO.com se deri te suspendimi ka ardhur pas një hetimi i cili është duke u zhvilluar.

“Është në pyetje një hetim i cili është duke u zhvilluar. Deri në përfundim të hetimit do të jem  i suspenduar me pagesë”, kishte thënë Mehmeti në atë kohë, duke zgjedhur të mos flasë në lidhje me rastin.

https://kallxo.com/ministri-puneve-te-brendshme-suspendon-kryeshefin-e-ipk-se/